A jemi në shtator?! Britanikët “harrojnë” koronavirusin, lulëzojnë plazhet… (FOTO)

Temperaturat tepër të larta kanë bërë që britanikët të mos braktisin plazhet, edhe pse jemi në mesin e muajit shtator.

Advertisements

Qytetarë të shumtë janë parë këtë të martë në plazhet më të populluara të qyteteve, ku ajo që vihet re është se distancimi social nuk respektohet. Temperaturat që arrinin deri në 30 gradë celcius janë shfrytëzuar mjaft mirë nga vajzat që e kanë parë si një mundësi të mirë për t’u shfaqur me bikini, e djemtë për të bërë akrobaci në ujë.

Britania e Madhe ditët e fundit ka raportuar shtim të rasteve të infektuarish me koronavirus, e për këtë arsye autoritetet kanë urdhëruar qytetarët që të evitojnë grumbullimet në më shumë se gjashtë persona, duke kërcënuar me gjoba të majme në rast shkeljeve.

Advertisements

Megjithatë pamjet e publikuara nga mediat, tregojnë qartë që të rinjtë britanikë por jo vetëm, injorojnë hapur për të disatën herë udhëzimet e autoriteteve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë Japoni jetojnë mbi 80.000 persona të moshës mbi 100-vjeçare
Artikulli tjetër​6 sinjale të pazakonta se ju nuk jeni mirë me shëndet