Ambasadorët Kim dhe Soreca sot në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha. Ja çfarë pritet të ndodhë

Në zyrën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha do të shkojë trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

Advertisements

Burimet bëjnë të ditur se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman do të zhvillojnë një takim me kreun e PD Lulzim Basha në orën 15:00.

Nuk ka detaje në lidhje me takimin, por ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik.

Advertisements

Dje opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik. Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve. Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Shpë rthen’ Covidi në Berat, mes 14 të infektuarve mësues dhe punonjës në bu rgje
Artikulli tjetërE tërhoqi zv arrë qenin derisa ngo rdhi, Policia shoqëron shoferin e makinës në Sukth