“Nuk heq dorë nga …”/ Hajdari: Rama do të mbajë tepsinë, Mona s’do t’i shqitet Lulit, ja çfarë do Basha

Deputejta e opozitës së re, Rudina Hajdari pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Politik ka hedhur akuza në drejtim të 3 partive, PS-PS-LSI.

Advertisements

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hajdari shprehet se këto parti nuk po kërkojnë ndryshim në Kodin Zgjedhor, por po “luajnë” për interesat e tyre personale. Ajo shprehet se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për hapjen 100% të listave.

Postimi i plotë:

Advertisements

Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqësimi gjinor nuk garantohet në masën 30%.

Problemi që kemi në Këshill ështe se Rama po kërkon të mbajë tepsine, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz. Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne. Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë pergjigje përfundimtare.

Një ditë më Këshilli Politik zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën nuk pati dakordësi. Dy orë pas nisjes së mbledhjes, palët braktisën tryezën, pasi nuk ranë dakort për listat e hapura. Damian Gjiknuri vuri afat, teksa shtoi se deri më 30 shtator duhet të mbyllet gjithçka mbi atë çka është mbledhur Këshilli Politik. Ndërsa, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. kërkuan hapjen 100 % të listave dhe paprekshmërinë e koalicioneve parazgjedhore

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Edhe te ne vidhet, por pasi bëhet puna”, Klodiana Shala rrëfen historinë me politikanin shqiptar
Artikulli tjetërHistorike, Trump pritet ta vizitojë Kosovën, reagon Richard Grenell dhe zbardh detajet zyrtare