“Edhe te ne vidhet, por pasi bëhet puna”, Klodiana Shala rrëfen historinë me politikanin shqiptar

Sportistja Klodiana Shala teksa foli mëngjesin e sotëm për aspiratat e saj në politikë, zbuloi edhe një bisedë që ka pasur me një politikan nga Kosova, një ish-ministër.

Advertisements

Politikani, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, i kishte treguar Shalës prapaskenat e të drejtuarit të shtetit, teksa i ka vënë në dukje që edhe në Kosovë vidhet, por pasi është bërë puna, ndryshe nga Shqipëria.

“Edhe te ne vidhet, por vjedhin pasi e kanë bërë punën siç duhet bërë. Pasi bëhet puna pihet dhe kafja, kurse ju vidhni pa e bërë punën”, mësohet të jetë shprehur në batutën e tij politikani nga Kosova.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrezik infektimesh nga hapja e shkollave? Epidemiolog i njohur nxjerr të dhënat e disa shteteve dhe na qetëson
Artikulli tjetër“Nuk heq dorë nga …”/ Hajdari: Rama do të mbajë tepsinë, Mona s’do t’i shqitet Lulit, ja çfarë do Basha