Një fotografi, të cilit iu bllokua puna si pasojë e koronavirusit, shpenzoi të gjithë kohën e mundshme në botimin e një libri me fotografitë e tij më të mira, për të shërbyer kjo si një terapi ndaj të tjerëve.
Advertisements
Fotografi 36-vjeçar, Thomas Heaton përfshiu në librin fotografik dhjetëra imazhe malesh, ujëvarash të freskëta e lartësish të admirueshme. I gjithë koleksioni fotografik përmban punime që janë kryer në harkun kohor të pesë viteve. Fotografi është shprehur për mediat vendase se si i lindi ideja për këtë projekt dhe impaktin që ky libër i botuar nga ai kishte tek audienca.
“Kur u gjendëm në mes të një pandemie, e gjithë puna ime u bllokua. Duke mos qëndruar dot larg natyrës, së bukurës dhe gjërave që për mua janë me vlerë, vendosa që të botoja një libër me fotografitë e mia më të mira. Unë mendoj që ka dalë një punë e mirë, të gjithë njerëzit që e kanë parë deri më tani kanë mbetur të mrekulluar. Ndihesh vërtet i lumtur kur merr vlerësime për punën që bën”, tha fotografi.
Advertisements
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!