“Përvoja më e hidhur në jetë”, Berluskoni del nga spitali pas 11 ditësh “lu ftë” me koronavirusin

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka fituar bet ejen me koronavirusin dhe ka dale nga spitalu ku u trajtua per 11 dite me radhe. berluskoni

Advertisements

“Ishte pervoja me e veshtire dhe e rrezikshme e jetes sime dhe kete e them me shume emocion”- ka thene ai, pasi ka dale nga spitali, raportojne mediat italiane.

Manjati mediatik, 83-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus pasi është kthyer nga pushimet, është shtrirë në spitalin San Raffaele në Milano më 3 shtator.

Advertisements

“Tri ditët e para kanë qenë jashtëzakonisht të vështira”, u ka thënë ai gazetarëve teksa është liruar nga spitali.

Dy fëmijët e tij – vajza Barbara 36-vjeçare dhe djali Luigi, 31-vjeçar, po ashtu kanë qenë në kontakt me virusin.

“Ka qenë e vështirë. Falenderoj mjekët fale te cileve unë kam tejkaluar atë që ndoshta ka qenë përjetimi më i rëndë i jetës sime”.

Berlusconi ka qenë kryeministër italian tri herë gjatë periudhës 1994-2011.

Miliarderi italian ka insistuar këtë muaj se do të vazhdojë aktivitetet e tij politike, pavarësisht testimit pozitiv për koronavirus.

Zgjedhjet rajonale do të mbahen këtë fundjavë në Itali, ashtu sikurse referendumi për zvogëlimin e numrit të deputetëve në parlament.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKryeministri italian: Integrimi i Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë. Ja çfarë rrezikon nese nuk realizohet
Artikulli tjetërA ka një plan B nëse ka nxënës të infektuar nëpër shkolla? Drejtori i ASCAP tregon si do veprohet