Kryeministri italian: Integrimi i Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë. Ja çfarë rrezikon nese nuk realizohet

“Integrimi i Shqipërisë në BE dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë duhet të vazhdojë”. Kështu u shpreh kryeministri italian, Giuseppe Conte teksa mori pjesë në Konferencën për 45 vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë në Pallatin Borromeo.

Advertisements

“Janë pesë vende të ish Jugosllavisë dhe Shqipëria, të cilat aspirojnë të jenë pjesë e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, tha Conte duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdojë”, raportojnë mediat italiane.

Më tej ai tha se procesi i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet sepse nëse nuk arrihet ky objektiv do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa dhe të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër.

Advertisements

Për kryeministrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të vendeve të ish Jugosllavisë është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk eshte tradhtia! Ja cilat janë arsyet pse s*ksi i mungon marr ëdhënies suaj
Artikulli tjetër“Përvoja më e hidhur në jetë”, Berluskoni del nga spitali pas 11 ditësh “lu ftë” me koronavirusin