“Jam sëmurë, më futet uji brenda në shtëpi”- Mes lotësh banorja e Thumanës bën apel për ndihmë(Video)

Ndonëse kanë kaluar gati 10 muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, disa prej banorëve në Thumanë kanë mbetur pa shtëpi dhe vazhdojnë të jetojnë ende në çadra.

Advertisements

Partia Demokratikë ka vizituar dy prej familjeve në Thumanë, që ende nuk ka gjetur zgjidhje pasi tërmeti u dëmtoi rëndë shtëpitë.

Mes lotësh, Pashke Muça shprehet se e vetmja gjë që kërkon nga shtetti është një kontenier, pasi shtëpia e saj është dëmtuar dhe kur bie shi i futet uji brenda.

Advertisements

“Unë kërkoj një kontenier se uji i gjithi më futet brenda. Jam pensioniste, jam e sëmurë, jam me tension. Kam shkuar, kam kërkuar kudo s’më kanë sjellë një kontenier të paktën. Le të jetë i përdorur nuk e dua të rri, vetëm mos më futet uji brenda,”- tha ajo.

Ndërkohë, një tjetër banor Arben Muça, gjatë bisedës me ish-deputeten demokrate Oriola Pampuri tha se nuk ka përfituar asnjë ndihmë nga shteti dhe jeton akoma në çadër.

Ai gjithashtu thotë se vetë është i papunë dhe se ka një kredi që duhet ta shlyejë, të cilën e paguar me pensionin e nënës.

“Jam banor i këtij komuniteti të Thumanës. Quhem Arben Muça. Jemi dëmtuar nga tërmeti shumë. Unë rri te shtëpia e djalit. Djali njërën dhomë e ka të banueshme, hyrja tjetër jo. Eshtë shtëpia pa kolona, është shumë e dëmtuar, kam frikë të jetoj brenda. Rri këtu te nëna në çadër. Nuk përfitoj as bonus, as qira, as ndihmë sociale, as ushqime, as kryq të kuq, asgjë. As kryq të kuq asnjë gjë. Unë si me qenë ndonjë jetim ose mos me qenë shqiptar. Nëna më jep pensionin për të likujiduar kredinë çdo muaj se kanë ardh më kanë sekuestru,”- rrëfeu Arben Muça.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi. Ja mandatet sipas partive
Artikulli tjetërKryeministri Rama poston foton e Zahos në ditën e parë të shkollës. Ja çfare thote