Shtetet me internetin më të ngadaltë dhe më të shpejtë/ Ja ku renditet Shqipëria

Studimi më i ri i kompanisë Cable.co.uk, për internet me shtrirje të gjerë i realizuar në 221 shtete dhe territore tregoi se një film më së shpejti mund të “shkarkohet” në Lihtenshtajn, ndërsa më ngadalë në Sudanin Jugor, ku nevojitet gati një ditë.

Advertisements

Shqipëria renditet në vendin e 104 në këtë listë. Sa i përket vendeve të rajonit, Kroacia është në vendin e 25-të, Rumania në vendin e 26-të, Bullgaria e 36-ta, Serbia në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, Kosova është në vendin e 73-të, Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të.

Në krye të listës, përveç Lihtenshtajnit janë edhe disa vende të vogla si Xhersi dhe Gjibraltari, ndërsa në top 10 vendet e para janë edhe Luksemburgu dhe Monako.

Advertisements

Tabela globale e shpejtësisë së Internetit për vitin 2020 tregon se Evropa Perëndimore dominon, sepse tetë nga dhjetë vendet në botë me rrjet më të gjerë të shtrirjes gjenden në atë pjesë të kontinentit.

Interneti më i ngadalshëm është në vendet më të varfra në Afrikë – mesatarisht prej vetëm 3,80 megabajt në sekond. Këtu një film shkarkohet për më shumë se katër orë, ndërsa në Sudanin Jugor nevojitet gati një ditë e tërë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNis keq viti i ri shkollor, prindërit i marrin mbrapsht në shtëpi fëmijët, zbulohet arsyeja(Video)
Artikulli tjetërE lanë katër ditë të vuante në shtepi/ Ndërron jetë tek Infektivi 60-vjeçarja e prekur nga virusi