Një përfaqësi e prindërve të shkollës 9 vjeçare Xhevdet Arapi në bashkinë e Divjakës, kanë protestuar në ditën e parë të shkollës kundër vendimit të drejtuesit të shkollës zhvillimin e mësimit në klasa kolektive.
Advertisements
Prindërit shprehen se ky problem vazhdon për të tretin vit radhazi dhe është kthyer në makthin më të madh të tyre. Ata shprehen se një fëmijë i klasës së parë nuk mund të mësojë me një fëmijë të klasës së tretë dhe një fëmijë i klasës së dytë nuk mund të mësojë me një femije të klasës së katërt.
”Do ta marr fëmijën në shtëpi, se janë klasa të përbashkëta, të sjellin mësuesin në çdo klasë, ndryshe nuk pranojmë që ti sjellim fëmijët. Në vend që ti distancojnë fëmijët i vendosin në një vend, nuk ka asnjë zgjidhje”, shprehet një prej prindërve.
Advertisements
Ata thonë gjithashtu se numri i ulët i nxënësve ka ardhur si pasojë e regjistrimit në dy shkolla të tjera të nxënësve të kësaj shkolle në kundërshtim me ligjin duke i mbipopulluar këto shkolla. Aktualisht kjo shkollë ka 90 nxënës dhe 10 mësues. Në ditën e pare te shkolles shumë prinder i kanë marrë fëmijet e tyre në shtëpi, pasi jo vetëm janë kundër klasave kolektive, por njëherazi për shkak të mosrespektimit të masave anticovid.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!