‘Unë deklaroj se…’/ Kohë të vështira kërkojnë masa të rrepta! Ministria e Arsimit ia lë barrën nxënësve, mbajnë përgjegjësi nëse kanë të infektuar në familje me COVID-19, u kërkohet edhe firma (KRAHASIMI me shkollat private)

Do të jenë nxënësit, ata që do të raportojnë të parët sapo të hasin me një rast të infektuar nga pandemia, madje do të mbajnë edhe përgjegjësi ligjore. Po, po! Në shkolla ka nisur të shpërndahet një dokument, të cilin çdo nxënës, duke nisur nga klasa e parë deri në vitin e fundit të gjimnazit do të duhet që ta plotësojë dhe të mbajë përgjegjësi.
TIRANË– Kthimi në shkolla këtë vit në kohë kur pandemia e koronavirusit është ende “nëpër këmbë” është kthyer në temën kryesore të debatit publik. Por Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit, duket se i kanë marrë të gjitha masat, duke u përgatitur më mirë se kurrë.

Advertisements

Do të jenë nxënësit, ata që do të raportojnë të parët sapo të hasin me një rast të infektuar nga pandemia, madje do të mbajnë edhe përgjegjësi ligjore. Po, po! Në shkolla ka nisur të shpërndahet një dokument, të cilin çdo nxënës, duke nisur nga klasa e parë deri në vitin e fundit të gjimnazit do të duhet që ta plotësojë dhe të mbajë përgjegjësi.

“Unë nxënësi/ja…klasa…deklaroj në përgjegjësinë time personale se kam/nuk kam pjesëtar të familjes time të prekur nga COVID-19. Unë personalisht nuk jam i prekur nga pandemia. Unë….prindi i nxënësit/es…. klasa…. deklaroj në përgjegjësinë time personale se fëmija im dhe familja ime nuk jemi të prekur nga covid-19. Nëse keni ndonjë pjesëtar të prekur, ju lutem specifikoni cilin…”-shkruhet në dokument.

Advertisements

Pra një i mitur, ndoshta dhe në klasë të parë, do të mbajë përgjegjësi nëse ka pasur kontakte me të infektuar nga pandemia. Si mund t;i jepet një përgjegjësi e tillë një fëmije që ndoshta ende nuk e kuptuar mirë se çfarë do të thotë pandemi-koronavirus-infektim e terma të tjerë të ngjashëm? Po emrin dhe firmën si do t’i shkruajë kur ende nuk i ka mësuar?

Për më tepër që një i mitur nuk mund të mbajë përgjegjësi ligjore/penale deri në moshën 14 vjeç, ndërsa më herët për përgjegjës ligjor për të është prindi apo kujdestari. Po ashtu në rrjet po qarkullon edhe formulari i kërkuar nga një shkollë private. Në të, ndryshe nga ai i shtetit, kërkohet deklarimi i prindit të fëmijës.

Si ka mundësi që një grup pedagogjik të ketë mendim më të “kthjellët” se një task-forcë e tërë e ngritur nga Ministria e Arsimit? Megjithatë ndoshta mesazhi është gjetkë…

18 vjeç është shumë vonë që fëmija të bëhet i pavarur dhe i aftë për të marrë vendimet e tij. Ka ardhur kohë që sapo të mbarojnë para-shkollorin, fëmijët të “çajnë” vetë në jetë, duke mbajtur përgjegjësi për çdo veprim. Ky është e ardhmja që duam.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia e sqaron arre stimin e mbrëmshëm: Qytetari ishte arrogant, kë rcënoi policinë
Artikulli tjetërAlketa Vejsiu nuk i ndahet më Sanremo-s! Rikthehet sërish vitin që vjen, prezantohet me një rol tjetër. Ka skenën gjithë për vete…