Gazetari Mark Simoni ka folur nga Spitali Shefqet Ndroqi, ku prej 5 javësh qëndron i shtruar pasi është infektuar me Covid-19.
Advertisements
Duke folur për kryeredaktoren e Neës 24 e cila është futur vetë në Shefqet Ndroqi, Simoni tha se familjarët e tyre të vetëm tashmë janë mjekët dhe infermierët që kujdesen përditë për ta.
“E kam kaluar këtë situatë falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve… Është në natyrën e shqiptarit që tokësori më i madh i tregon kozmonautit hënën. Hë për hë këta janë të afërmit tonë”, tha Simoni, ndrësa kur u pyet nëse e mbante telefonin, shtoi “Unë jam gazetar, koleg i juaji. E mbaj telefonin. Kam marrë mbi 2000 mesazhe.”
Advertisements
Më tej, gazetarja e pyeti kolegun Simonin nëse i kishte arritur dy pacientët me Covid-19 që u hodhën nga spitali për shkak të gjendjes psikologjike.
“E kam përjetuar ngjarjen e tyre dhe i shpreh ngushëllimet familjes. Kjo shtë një sëmundje e tmerrshme, ndikon shumë në psiqikën e njeriut. Unë hy në kategorinë e shquiptarëve. I pakujdesshëm ndonjëherë. Unë udhëtoj shumë e aty mund ta kem marrë, por nuk jam të njerëzit që thonë ekziston e s’ekziston”, tha ai.
Një apel ai e ka dhe për qytetarët jashtë: Ju them njerëzve bëni kujdes nga kjo flamë e madhe. Keni besim te mjekët.
Një tjetër pacientë nga Lezha që ndodhet në dhomë të, u shpreh: Unë ika nga shtëpia se kisha frikë mos infektoja familjarët, tani këta më rrinë te koka. Nuk di ctë them.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!