Genta Ismajli flet për planet për martesë: Është ëndërr e çdo vajze që…

Prej kohësh, Genta Ismajli është në një lidhje dashurie dhe shumë e lumtur.

Advertisements

Djali që i ka rrë mbyer zemrën është një biznesmen turk, i cili quhet Hussein Usta.

Pas zbulimit të lidhjes së tyre nga mediat, të dy nuk i kursejnë më fotot dhe videot e ëmbla së bashku.

Advertisements

Vitin e kaluar, Genta mori edhe propozimin për martesë nga i dashuri i saj, i cili ishte kujdesur deri në detaje që këngëtarja të përjetonte një natë të paharrueshme.

“Të dua” ishte shkruar në urën e famshme të Bosforit, teksa çifti shijonte shfaqjen me fishekzjarre nga jahti.

Marrëdhënia e tyre tashmë është serioze, pasi jo vetëm që janë prezantuar me familjarët, por edhe kanë filluar të mendojnë se si do të jetë dita e tyre më e bukur, pra dita e dasmës.

Në një intervistë për “ABC-ja e Mëngjesit, këngëtarja foli për planet e marteses ku tha se dëshiron të bëjë dy dasma.

“E kam menduar dhe martesën dhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do më ndryshojë dhe po të kem familjen. Do jem prapë Genta Ismajli dhe prapë do jem në skenë, dinamike. Do t’i kisha bërë të dy dasmat: një tradicionale dhe një klasike. I dua të dyja, por ndoshta më shumë anoj nga klasikja. E kam menduar. Është ëndrra e çdo vajze të veshë fustanin e bardhë një ditë dhe të ketë një familje të mirë. Kjo është dhe ëndërr e imja,”- u shpreh ajo.

Çifti është vendosur në Zvicër, aty ku jeton dhe punon biznesmeni dhe mesa duket, ky është vendi që ata kanë zgjedhur edhe për të ndërtuar familjen e re.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHapja e kazinove, PD reagon ashpër: Kush e detyroi Ramën të shkelë ligjin dhe të lejojë bixhozin?
Artikulli tjetërArre stohet maniaku francez, përdorte foto të Lorik Canës për të gjuajtur femrat