E trishtë! Ndërron jetë një nga figurat më të shquara të stomatologjisë shqiptare(Emri)

Bëhet me dije se sot është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare një prej figurave të shquara të stomatologjisë shqiptare, mjeku stomatolog Zenel Kokomiri. Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë urdhri i Stomatologjisë Shqiptare, i cili përmes një postimi shpreh ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta.

Advertisements

Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji.

Postimi i Urdhrit të Stomatologjisë:

Advertisements

Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare një ndër figurat e shquara të stomatologjisë shqiptare, mjeku stomatolog Zenel Kokomiri. Ai ka lindur në qytetin e Korçës 26 Prill 1937. Në vitin 1954 mbaroi arsimin e mesëm profesional (Politeknikumin Mjekësor të Tiranës). Filloi Fakultetin e Mjekësisë , Dega Stomatologji në vitin 1959 dhe u diplomua si mjek stomatolog në vitin 1964, brezi i parë i mjekëve stomatologë shqiptarë.

Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji.

Dr.Zeneli që në fillimet e veta si pedagog i Stomatologjisë u shqua si tepër i talentuar në kërkimin shkencor dhe në kuturën e tij të gjithëanëshme gjë e cila e shënjestroi për një persekutim të pastër politik me regjimin e kohës.

Dr.Zenel Kokomiri si një intelektual elitar i viteve ’60, ’70 nuk u mposht nga persekutimi asnjëherë, por vazhdoi kërkimin shkencor si rrallëkush në fushën e Stomatologjisë.

Edhe sot stomatologët e parë shqiptarë e pëmendin si pedagog të talentuar Dr.Zenelin për vetë peripecitë e jetës. Doktori gjithë jetën ia kushtoi vetëm dhe vetëm Stomatologjisë dhe kërkimit shkencor në këtë fushë.

Në 100-vjetorin e Pavarësisë Dr .Zenel Kokomiri nderohet nga Ministria e Shëndetësisë me çertifikatë mirënjohjeje se bashku me 72 mjekë në të gjithë vendin.

Sot Stomatologjia shqiptare humbi një nga vlerat më të shquara të kërkimit shkencor në këtë fushë.

Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë dhe gjithë dentistrisë shqiptare i shprehim ngushëllimet familjes dhe miqve e kolegëve të tij!

Presidenti i USSH: Nikoll Deda

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituata e rëndë në vend nga Covid, ja sa pacientë janë në gjendje të rëndë, ja rastet e reja
Artikulli tjetërAstrologe Meri Shehu bën parashikimin për 12 shenjat e zodiakut dhe paralajmëron …