PD publikon dëshminë e fortë të nënës së Alesios, Manjola Cakonit, që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë.
Advertisements
Ajo në deklaratën e publikuar nga ish-deputetja Grida Duma ka thënë se kryeministri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar, pse doli në televizor dhe tha se qeveria e ka mashtruar atë e djalin e saj, ndërsa i vogli theksoi se nuk mund të jetojë vetëm me foton e Ronaldos.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA:
Advertisements
U përpoqa dje të sjell në vëmendjen e shqiptarëve kalvarin e një historie të tr ishtë të familjes Cakoni. Është familja që u kthye në simbol të propagandës së Ramës gjatë tragjedisë së Thumanës në tërmetin e nëntorit. Simbol, edhe pse me humbjen e tyre u ngrit një kalvar propagande e Ramës që u shfrytëzua pa asnjë kufij.
Tra gjedia e kësaj familjeje e humbjes së jetëve, e humbjes së banesës dhe pamundësisë, po vijon me një tragjedi të dytë. Është ajo e brak tisjes së indiferencës nga autoritetet por edhe më shumë. Pasi u keqpërdor në media kjo familje që u kthye në simbol, u la në haresë duke mos iu zgjidhur thuajse asgjë.
Alesio, djaloshi 11 vjeçar, që u përdor si kavie për shoën televiziv nga Rama, të cilit nga shtrati i spitalit para kamerave, iu premtua përkujdesje gati-gati si birësim, nuk po kërkon sot gjë tjetër përveçse pensionin dhe një shtëpi.
U detyruan ta kërkojnë këtë në media si mjeti i fundit, sepse u braktisën pacipësisht pas përdorjes së plotë.
Por dalja publike e tyre, intervista e tyre, e Manjolës, të ëmës dhe Alesios, për të lërkuar vetëm të drejtën e tyre, e transmetuar nga media me gjithë vërtetësinë e saj shkaktoi një dëm për Edi Ramën, demontoi totalisht serinë e tërë të telenovelës me regji dhe tutorial të tij dhe aktor kryesor Edi Ramën.
E vërteta e tyre i shembi dhe i shkërmoqi plotësisht propagandën duke i treguar shqiptarëve të vërtetën mes ekranit dhe realitetit. Pasditen e ditës së intervistimit të tyre, kur nënë e birë kërkonin veçse të drejtën legjitime, ata patën një ngarkesë emocionale. Po ngarkesës së tyre emocionale, presionit të plotë që nuk ishin mësuar do t’i shtohej dhe një tjetër ngarkesë e rëndë dhe tronditje.
Bëhet fjalë për një telefonatë të rëndë, një telefonatë goditëse, kërcënuese, një akt poshtërues.
Nëna e Alesios, Manjola duke qenë se kishte jetuar një tronditje të thellë atë ditë, ka përfunduar në serum. Ishte një goditje gati me rrezik për jetën, sepse del në media, tregon të vërtetën dhe jo vetëm kaq. Nën presionin e shumëfishtë përfundon me serume dhe gjatë gjendjes së saj të rënduar psikologjike, ditën e nesërme, ajo rrëfen për një tronditje më të madhe, një tronditje goditëse dhe kërcënuese për të.
Ditën e nesërme të intervistës së saj, ditën kur ajo ishte ende nën shok dhe traumë nga gjendja shëndetësore, por jo vetëm kaq dhe ju do ta shihni pse, unë e takova Manjolën. Takova Manjolën, qëndrova orë me të dhe ajo më dha një dëshmi tronditëse në momentet e saj më shokante dhe të traumatizuara, një dëshmi të cilën vlen t’ia tregojmë shqiptarëve, sepse vetëm veshi i tyre bëri që kjo grua të mbrohej dhe të mund të mbrohet në vijim. Dhe unë dua dhe duhet të dëgjojmë dëshminë e saj ashtu siç e dëgjova me veshët e mi.
Dëshmia e Manjola Cakonit në bisedë me Grida Dumën:
“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre vi ktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”
Vazhdon deklarata e ish-deputetes Grida Duma:
Ju dëgjuat një dëshmi që po të ishit aty prezent me orë edhe orë të shikonit dr amën e kësaj familje e cila nuk ka humbur vetëm bashkëshortin në rastin e Manjolës edhe vajzën 15 vjeçare por më shumë nga familja Cakoni, do të ishit dëshmitarë se çfarë ndodh në këto raste trishtimi. Se si sytë e një nëne nuk kanë frikë vetëm nga pre sioni, nuk kanë frikë vetëm nga goditja, por kanë frikë t’i përgjigjen nevojës për zgjidhje nga sytë e fëmijëve të vetë, nga sytë e Alesios në atë moment.
Kjo është ajo që pashë unë në sytë e Manjolës që kërkonte zgjidhje që kërkonte mbrojtje. Por shqiptarët besoj dhe shpresoj që te kjo dëshmi të dëgjojnë dhe të dëshmojnë gjendjen që degdisen me të pa mundurit
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/327725281906447/?t=314
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!