Terapia e plazmës, Manastirliu tregon sa pacientë po trajtohen: Ja si është situata në dy spitalet Covid

Në spitalet COVID në vend ka nisur trajtimi i pacientëve me terapinë e pla zmës së gja kut.

Advertisements

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se 16 pacientë po trajtohen më këtë terapi të re në të dy spitalet COVID.

“Janë 51 qytyetarë të cilët na janë bashkuar në nismën tonë ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’, të cilët, pasi e kanë kaluar COVID19 kanë dhuruar plazmën dhe nga ana tjetër janë 16 pacientë në Spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi, që kanë përfituar nga kjo terapi e re. Plazma është një ar më më shumë në të gjithë terapitë që ne tashmë kemi siguruar për trajtimin e COVID19”, tha Manastirliu.

Advertisements

Duke bërë thirrje që me hapjen e shkolla të tregohet kujdes i shtuar, Manastirliu ka bërë apel që për çdo dyshim, qytetarët të kontaktojnë mjekun e familjes nëpërmjet linjës së dedikuar të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë: 0800 40 40.

“Për të gjithë ata qytetarë që ndihen të stigmatizuar, duhet menjëherë të kontaktojnë mjekun e familjes dhe nëse nuk e dinë se cili është mjeku i familjes, 0800 40 40 është linja falas që kemi vënë në dispozicion, ku mund të marrin kontaktin e mjekut të familjes. Asnjë moment dhe asnjë minutë nuk duhet humbur për të trajtuar simptomat e Covid-19. Mjeku i familjes është për të gjithë ju dhe spitalet gjithashtu janë në gatishmëri që rastet që janë problematike që kanë një avancim të sëmundjes të munden të trajtohen aty”, tha Manastriliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se aktualisht në të dy sptialet covid ka edhe 30% të kapacieteve të lira dhe me plotësimin e tyre do të hapen dy spitalet e tjerë të dedikuar COVID, të cilët janë gati infrastrukturë dhe burime njerëzore.

“Spitalet Covid 1 dhe 2 janë fuqizuar me aparatura të reja për t’ju përgjigjur edhe fluksit në rritje, por aktualisht kemi rreth 30% të kapaciteteve të lira vetëm në këto dy spitale. Ndërkohë që janë gati edhe dy spitale të tjera që ne i kemi përshtatur në rastet kur do ketë fluks në vjeshtë-dimër. Sepse dëgjoj që thonë pse nuk i hapni spitalet, por spitalet nuk mund të hapen pacientë. Spitalet janë aty, me infrastrukturën e përshtatshme duke pasur edhe ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që nëse do këtë fluks, do të jenë gati për të ofruar shërbimin. Ndërkohë plani ynë parashikon një dyfishim të kapaciteteve sepse dhe spitalet rajonale, duke përcaktuar ato spitale që kanë potenciale më të mëdha, do të jenë gati të presin pacientë më Covid19 në rast se kapacitetet në katër spitale covid do të ezaurohen”, tha Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ Vetëhel mohet me fostoksinë babai i dy fëmijëve
Artikulli tjetër‘Manjola bën dëshminë tron ditëse’, Duma publikon videon e nënës së Alesios: Pas intervistës Rama më mori në telefon e më kërc ënoi