E rëndë/ Vetëhel mohet me fostoksinë babai i dy fëmijëve

Një 51-vjeçar nga lagjia “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi.

Advertisements

Shpëtim Krasi e kishte menduar deri në detaje vetëflijimin e tij. Pasi kishte darkuar qetësisht me familjen ai kishte konsumuar “fostoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm. Pasi kanë vënë re që i kishte buzët e nxira dhe nuk reagonte pas thirrjeve të tyre. Më pas familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Advertisements

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në mo rgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekpsertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak. Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat.

Sipas familjarëve ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni. Sipas familjarëve, Shpëtimi kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të kon flikteve të shumta që kishte me bashkëshorten,me të cilën ishte në procedurat e divorcit.

Familjarët kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qenë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhe lmimit Shpëtimin.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,vd ekja ka ardhur si pasojë e vetëhemimit pasi në trupin e vi ktimës nuk ka pasur shenja dhu ne. Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPacientja e koronavirusit përd.hunohet nga mjeku i ambulancës gjatë rrugës për në spital
Artikulli tjetërTerapia e plazmës, Manastirliu tregon sa pacientë po trajtohen: Ja si është situata në dy spitalet Covid