Koronavirusi në Shqipëri: 155 raste të reja dhe 1 viktimë, 192 pacientë të shtruar

Në 24 orët e fundit, u regjistruan 151 raste të reja me Covid-19, dhe 1 viktimë.
Situata vijon të mbetet kritike në spitalet Covid, me 192 pacientë të shtruar.

Advertisements

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë,14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirëditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.

Advertisements

Viktimë – Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Të shtruar – Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID-19.

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)

Testime totale 70410

Raste pozitive 10704

Raste të shëruara 6284

Raste Aktive 4098

Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2148

Durrës 483

Shkodër 334

Lezhë 232

Elbasan 184

Korçë 158

Fier 146

Vlorë 138

Kukës 130

Berat 77

Gjirokastër 37

Dibër 31

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVazhdon i nx ehti afrikan në vendin tonë, regjistrohen temperatura të larta mbi mesataren e muajit
Artikulli tjetërPacientja e koronavirusit përd.hunohet nga mjeku i ambulancës gjatë rrugës për në spital