Padyshim Partia Socialiste ka marrë pak më shumë revansh se të tjerat sa i takon dëshirës për fushatë e për një mandat tjetër qeverisës në këtë fillim shtatori.
Advertisements
Këtë e tregon caktimi në mënyrë të shpejtë i drejtuesve të qarqeve dhe porositë e vazhdueshme të kryeministrit Rama për të vetët.
Ai ua ka bërë të qartë se e do medoemos një mandat të tretë në krye të qeverisë teksa paralelisht u ka futur ‘ethet’ ministrave për ndryshimet në qeveri.
Advertisements
Dhe ndryshimet do të vijnë shpejt.
Me t’u mbledhur Asambleja e PS, Rama do t’i japë një ‘refresh’ qeverisë.
Lojën e para e hapi ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila tha publikisht se s’do jetë më ministre e Arsimit e madje do largohet edhe nga Shqipëria, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak shefit të qeverisë.
Ndërkaq, nëpër korridoret e PS po lakohen edhe emrat e tjerë që do i bashkohen listës së largimeve.
Bëhet fjalë për ministren e Financave Anila Denajn, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Kjo duket një lëvizje taktike e kryeministrit i cili ka menduar të heqë nga pozicioni drejtues, profilet teknikë si emrat e sipërpërmendur për t’ua dhënë ndoshta emrave të tjerë politikë.
Me këto ndryshime, Rama synon të maksimalizojë punën përkthyer në VOTA për zgjedhjet e 2021-shit, që në fakt nuk janë fare larg.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!