Shkon në 10 numri i të infektuarve me kor onavirus në bu rgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korcës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se së fundmi kanë rezultuar të infektuar dhe 2 të b urgosur të tjerë.
Advertisements
Mësohet të gjithë të bur gosurit e infektuar janë dërguar në Lezhë, por nuk dihet saktësisht nëse bëhet fjalë për burgun e Shën Kollit të kthyer në covid, apo ndonjë vend tjeter. Të njëjtat burime thanë se numri më i madh i të infekt uarve në bu rgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç.
Ndërkohë edhe më herët janë konfirmuar me koronavirus disa zyrtarë dhe të bur gosur të bur gut “313” në Tiranë. Të burgosurit që u infektuan më herët morën mjekim në spitalin e Bur gut dhe disa prej tyre u vetëizoluan në qeli.
Advertisements
Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se dje, se kanë humbur jetën edhe 2 pacinetë të tjerë, ndërsa në total numri i vikt imave ka shkuar në 321.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!