Partia Popullore Evropiane shprehu solidaritetin e plotë me Greqinë dhe Qipron si edhe pakënaqësinë e saj për sjelljen e Turqisë në Mesdheun Lindor.
Advertisements
Në një seri postimesh në “Twitter”, PPE theksoi se Greqia duhet të mbështetet, kurse presidenti turk të go ditet atje ku i dhemb më shumë.
“Ne nuk do të pranojmë faktin se Turqia po shkakton destabilizim në të gjithë rajonin.
Advertisements
Ne mbështesim fuqimisht Greqinë dhe Qipron në mbrojtjen e kufijve dhe zonës së tyre bregdetare.
Së pari, Këshilli Evropian duhet të përcaktojë kushtet në të cilat ne mund të vendosim sanksione të reja ekonomike nëse kërcënimet turke vazhdojnë.
Erdogan duhet të god itet atje ku i dhemb më shumë, në portofolin e tij.
Është koha për një rishikim themelor të marrëdhënieve tona me Turqinë”, deklarojnë popullorët europianë!
Komentet PPE i bëri pas një takimi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!