Një në tetë vdekje në Europë vjen nga ndotja e ajrit. Kështu raporton BBC, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE.
Advertisements
Raporti në fjalë ka bërë xhiron e medieve ndërkombëtare. Sipas BBC, Shqipëria është një nga vendet ku numri i vde kjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit.
Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnja, ku numri i vde kjeve nga ndotja është 27 përqind e totalit.
Advertisements
Qytetarët evropianë që janë më pak të ekspozuar ndaj cilësisë së dobët të ajrit dhe rre ziqeve të tjera të lidhura me mjedisin janë në Norvegji dhe Islandë, ku shkalla e vd ekjeve të ndikuara nga ndotja është nëntë për qind, e ndjekur nga ata që jetojnë në Danimarkë dhe Suedi, ku shifra është dhjetë për qind.
“Vendet e Evropës Lindore kanë një nivel më të lartë të dukshëm të sëmundjeve dhe vde kjeve të shkaktuara nga pro blemet mjedisore sesa vendet e Evropës Perëndimore”, thotë raporti.
Pjesa lindore e kontinentit vuan më shumë nga temperaturat ekstreme dhe fenomenet e motit siç janë përmbytjet.
Fakti që vendet e Evropës Lindore kanë nivele më të ulëta kanalizimesh i bën gjithashtu banorët e tyre më të ekspozuar ndaj substancave të mbeturinave që janë të dëmshme për shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre.
Kujtojmë se disa herë, Tirana është vlerësuar si qyteti më i ndotur në Europë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!