Infermierja e Spitalit të Kavajës pozitive me Covid, dalin përgjigjet për 17 të tjerë

Kanë dalë pergjigjet e tamponëve per 17 staf mjekësorë, mjek dhe infermierë të Spitalit të Kavajës, pasi një infermiere e pavionit të pediatrisë rezultoi pozitive.

Advertisements

DSHP Kavajë kreu tamponët për të gjithë stafin dhe personat e kontaktit të infermieres së infektuar dhe sot kanë dalë edhe rezultatet.

Të gjithë personat që i janë nënshtruar tamponit fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Pas Infektimit të infermieres së pavionit dje, personeli dhe pacientët ishin në ankth.

Advertisements

Aktualisht të prekur me COVID-19 në rrethin e Kavajës janë 3 anëtarë të personelit të të gjithë sistemit shëndetësor në nivel lokal, të tre në gjendje të stabilizuar.

Në Kavajë ka gjithsej mbi 70 persona të infektuar me koronavirus, ku shumica janë karantinuar në shtëpi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPrifti që faj ësonte homose.ksualët për koronavirusin shtrohet në spital me Covid-19 në Ukrainë
Artikulli tjetërSituata e Coivd-19 në Itali/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 10 viktima dhe 1,370 raste të reja me Covid-19