Greqia do zgjerim me 12 milje, Myslim Pashaj: Shqipëria të përgjigjet, pse nuk e shpall Sarandën si “gji historik”?

AFRIM IMAJ/Myslim Pashaj, koloneli që kundërshtoi i pari marrëveshjen Shqipëri-Greqi për ndarjen e detit në vitin 2009, ka bërë një tjetër reagim në lidhje me debatin që është rindezur në javët e fundit, pas shpalljes së ambicies nga Greqia për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Advertisements

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, “Koloneli i detit” siç njihet ndryshe, risjell në vëmendje të opinionit gabimet e marrëveshjes së vitit 2009, që u kundërshtua ligjërisht nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se ajo nuk duhet të përsëritet edhe pas 10 vitesh.

Pashaj shpreh habinë se përse shteti shqiptar nuk e ka shpallur gjirin e Sarandës nga kepi i Qefalit deri në kepin e Mërtesës si gji historik, kur në anën tjetër, Athina zyrtare e ka shprehur ambicien e saj për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Advertisements

Më tej, ai tregon edhe shembujt në botë, kur vende të ndryshme kanë përfituar duke shpallur si historikë gjire të ngjashme me atë të Sarandës.

Zoti Pashaj, në daljet e para publike kur keni kundërshtuar me forcë të ashtuquajturin pakt detar me Greqinë, keni argumentuar rastin e Sarandës dhe shpërfilljes së të drejtave historike të gjirit të saj. Ndërkohë nuk po dëgjojmë se si është e vërteta, kur këto ditë po flitet për 12 milje zgjerim të shtetit fqinj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Lejohen të udhëtojnë vetëm…”, aeroporti i Rinasit nxjerr listën me 25 fluturime për nesër, apeli për udhëtarët
Artikulli tjetër“Provokon” sërish Turqia, Çavusoglu: Greqia nuk ka besim në vete ndaj refuzon dialogun