Kërcimtari dhe ish-deputeti demokrat, Azgan Haklaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Sahit Dollapit, ish sekretari Organizativ i Partisë Demokratike. Në një shkrim të gjatë, Haklaj shprehet se Dollapi ka si mision të shkatërrojë Partinë Demokratike. Ish-deputeti sqaron se Dollapi është bashkëpunëtori i Rilindjes dhe se po heq nga lista emrat demokratëve të vërtetë, të cilët synojnë të bëhen deputetë.
Advertisements
“Cili është misioni i tij i vertetë në PD përpara se të hedhë në Lanë e t’u verë rruspat e ujësjellsave të Tiranës sivive të kandidatëve të saj?! Ky Kim Filb ka mision të shkatërrojë PD- në. Këtë e deshmuan shifrat e frikshme që kishte marrë si shpërblim nga pushteti i rilindjes ku është hipotekuar prej kohësh ky emisar i kmerëve të kuq, sherbëtor i sektit rilindas. Demokratë të Shqipërisë, shiheni sa groteske paskan qenë skenarët e kundragazëve dhe shkopinjtë e gomës së hapadollapit. Mbi gjithçka Sahiti “ynë” ka paranë. Është e dhimbshme, tragjikomike, por koha po me jep çdo ditë të drejtë. Sado e hidhur të jetë e verteta duhet thënë. Vetëm ajo të bën të lirë.”, shprehet ndër të tjera Haklaj.
SHKRIMI I PLOTË:
Advertisements
Çdo ditë që kalon po me jep të drejtë për denoncimet e pushtuesve të PD për të cilët kjo forcë politike misionare kombëtare është ndëshkuar nga populli dhe ka dalë në opozitë, por ata e kanë mbërthyer si oktapod dhe nuk e leshojnë se duan ta përdorin si trampolinë për të fituar prapë pushtet, e për të fituar përsëri para.
Të gjithë u tronditëm kur mësuam nëpërmjet rrjeteve sociale për ortakëritë e krushqitë e udheheqësit të Partisë tonë Sahit Dollapi me pushtetarët e rilindjes për të mbushur thasët e tij më para, por nga ana tjetër ky djall bën engjëllin blu është vetëshpallur kadi e vali dhe ka uzurpuar komisionin e “baballarëve”, urdhëron e investigon të gjithë procesin me luspat e tij dhe me ruspat e vet hedh sivitë e demokratëve në Lanë, madje duke i ironizuar ata që kanë qenë shtylla kurrizore, shpirti i qëndresës për mbrojtjen e vlerave të demokracisë .
Po kush është ky kadi, ky mbatharak, i cili veç të tjerash mburret si gjel se është sekretar organizativ i Partisë Demokratike.
Ai ka qenë sekretari i parë i rinisë në rrethin e Tropojës, jeniçer i përbetuar i sundimtarit të fundit në Malësinë e Gjakovës, sekretarit të parë të këtij rrethi z Rakip Balla. Rrjedh nga familja e Hoxhë Dollapit, një personalitet i shquar i Malësisë së Gjakovës, pjesëmarres në kryengritje e kuvende të lëvizjeve kombëtare për çlirim.
I njohur në trevat e veriut për fjalën e urtë e paqtuese. Interpret brilant i të drejtës zakonore shqiptare. Në shtëpinë e Hoxhë Dollapit gjetën strehë e mbështetje prijësit e lirisë së Kombit tonë Hasan Prishtina dhe Isa Boletini, Bajram Curri dhe Azem Galica. Sahiti që kujton se është akoma në kohën e Koçi Xoxes, si sekretar organizativ i partisë komuniste zgjodhi një rrugë tjetër nga paraardhësit e tij.
Në vitet 90- të u rreshtua pa hezitim në radhët e atyre baballaret e të cilëve kishin tradhëtuar marrveshjet historike, Konferencën e Pezës, Marrveshjen e Mukjes e atë të Bujanit. Në krah të atyre që kishin ekzekutuar Tafil Boletinin, Prek Calin, Jup Kazazin dhe nacionalistë të tjerë të shquar. Ishte jeniçer i betuar i sekretarit të parë të Tropojës, i cili e shpërbleu me postin e sekretarit të parë të rinisë komuniste.
Pas viteve 90- të u rreshtua në Partinë e Skender Gjinushit dhe një ditë të bukur ky kameleon ndërroj kostumin dhe ngjyrën e u bë demokrat i flaktë, kuptohet pasi u bë drejtor karburantesh në qeverisjen e parë të PD-së dhe drejtor keshi e ujësjellësi në qeverisjen e dytë. Gojët e liga thonë se zhvati para me thasë, të cilat i përkëdhelte në orët e vona të natës ashtu si plaku Grande i Balzakut florinjtë e tij.
Dikush i rekomandoj t’i pastronte ato dhe ai nuk u mendua dy herë porositi dhe blue tragetin Alpet me një shifër të frikshme. Po ku i gjeti paratë Adam Smithi i ekonomisë kur në vitet 90-të mezi blinte 2-3 byrekë, apo 2-3 petulla në mëngjezoren pranë zyrës së tij?! Pyesni ata që kanë kaluar në doganën e tij për një vend pune?! Pyesni sekseret e tenderave të tij?! Ky është valiu “ynë” bacaloku “jonë” i nëntokës që na bën si shenjtor. Sahit Dollapi i ngjan atij hajdutit që pasi grabit shtëpinë e tjetrit hyn në dollapin e tij për tu fshehur nga i zoti i shtëpisë.
Tani së fundmi qënka fshehur në dollapët e rilindjes, ku ka marrë miliarda lekë si sipërmarres. Po kësaj radhe qenka fshehur si struci dhe e demontuan keqas. Kadiu blu e ka ngatërruar vehten me të ndjerin Bezhani. Por plaku i nderuar kishte tjetër mision, pavarësisht se nuk ia doli. Le të hapë Sahiti dosjen e tij të zëzë dhe të na tregojë cili është?!
Cili është misioni i tij i vertetë në PD përpara se të hedhë në Lanë e t’u verë rruspat e ujësjellsave të Tiranës sivive të kandidatëve të saj?! Ky Kim Filb ka mision të shkatërrojë PD- në. Këtë e deshmuan shifrat e frikshme që kishte marrë si shpërblim nga pushteti i rilindjes ku është hipotekuar prej kohësh ky emisar i kmerëve të kuq, sherbëtor i sektit rilindas. Demokratë të Shqipërisë, shiheni sa groteske paskan qenë skenarët e kundragazëve dhe shkopinjtë e gomës së hapadollapit. Mbi gjithçka Sahiti “ynë” ka paranë. Është e dhimbshme, tragjikomike, por koha po me jep çdo ditë të drejtë. Sado e hidhur të jetë e verteta duhet thënë. Vetëm ajo të bën të lirë.
Demokratët e Shqipërisë e mësuan kush është kadiu blu, kumbari i rilindjes i fshehur në dollapët e saj, që aktronte si kllounët e cirkut në protestat e opozitës së bashkuar, por përfundimisht doli fallco, sepse e shitën. Kësaj radhe le ta gjykojnë ata kadiun e kapur me presh në duar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!