“Kush është pro*titutë? Erdhe me ulërima në zyrë”/ Pla s keq, ‘ArkivaShqip’ i fshin të gjitha këngët Albërije Hadërgjonajt pas prishjes së kontratës

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e njohur tashmë në treg për shkak të këngëve të shumta që mban repertori i saj, kryesisht balada, ka shkëputur marrëdhëniet me kompaninë muzikore “ArkivaShqip”. Kjo shkëputje është shoqëruar me fshirjen e të gjitha këngëve të këngëtares Hadërgjonaj nga kanali i “Youtube”, i “ArkivaShqip”, duke sjellë kështu edhe përplasje të shumta mes të dyja palëve, të cilat janë pasqyruar në rrjetet sociale.

Advertisements

Ka qenë vetë këngëtarja e para, ajo që ka publikuar një video duke shpërthyer fishekzjarre, teksa shkruante se po festonte shkëputjen nga kjo kompani muzikore.

“Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP. Shume artista shqiptare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem…Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip perveq se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende. Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte qeshtje…
Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim.. Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti kenge te reja,”- shkruan Hadërgjonaj krah videos festive, duka lajmëruar kështu se do të nisë një process gjyqësor me këtë kompani.

Advertisements

Por më pas, vetë “Arkiva Shqip”, ka bërë një status në faqen e saj në Instagram, ku ka shkruar se Albërije Hadërgjonaj u është futur me ulërima në zyrë, duke e cilësuar këtë sjellje, sit ë një emigranteje të viteve ’90, dhe ka kërkuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi. Ndër të tjera, kompania shton se të gjitha klientet e tyre, Albërija i ka quajtur prostituta. Në fund të statusit, ata pyesin ndjekësit se kush është prostituta e vërtetë.

“Albërije Hadërgjonaj si emigrante e viteve 90, futet me ulerima ne zyrat tona, shan artistet e tjera qe kemi kliente ju thote Prostituta, kerkon qe ti fshihen te gjitha klipet nga kanali ArkivaShqip me pretekstin se nuk do te jete pjese e grupit te prostitutave, nenshkruan kerkesen per ti fshire materialet dhe pastaj shpif ne instagram qe ja kane fshire materialet pa deshiren e saj.
Kush eshte prostituta ktu? Si mendoni ju?”– shkruhet në status, ku është postuar edhe vetë dokumneti që ka nënshkruar këngëtarja. Në dokument shihet që shkëputja nga kkjo kompani muzikore, përfshin fshirjen e të gjitha këngëve nga kanali i tyre, por siç duket për këtë gjë, Hadërgjonaj nuk ka qenë në dijeni më parë dhe është revoltuar.

Por replikat kanë vijuar….

“Kam mbyllur cdo bashkepunim me ju dhe shpresj te gjthe te ikin nga kthetrat mashtruese! Kjo eshte gjuha dhe menyra si i trajtoni artestet. TURP. Jam e bindur qe @acromaxmediagmbh Po ta di cfar mashtrimesh beni ju kish me ju zhduk…Nejse …. Pune qe rregullohet por jeten time ju nuk keni te drejt ta fshini!!!!”- shkruan në një tjetër status Albërija.

“Albërije Hadërgjonaj, nuk e di cfar ke pire, po mos vazhdo me ta pish se qenka shume e demshme.
Kur te zgjohesh neser me shpresen qe do jesh esull, urojme te kuptosh se @arkivashqip eshte e @acromaxmediagmbh dhe kane te njejtet pronar,”– i përgjigjet sërish “ArkivaShqip”, si për t’ja bërë të ditur këngëtares se nuk ka shpëtim.

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, ka vijuar duke postuar mbështetjen e fansave të saj dhe mesazhet e shumta që i kanë shkuar në inbox. Siç duket, këtë çështje, ajo do ta mbyllë me gjyq, me kompaninë në fjalë. Ndërsa këngët e saj, Albërije i ka ngarkuar në kanalin e saj personal.

View this post on Instagram

Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP Shume artista shqipetare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem… Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip perveq se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende. Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte qeshtje… Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim.. Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti kenge te reja 🥂

A post shared by Alberije Hadergjonaj🎤 (@alberije_hadergjonaj) on

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRritja e frikshme e rasteve/ Turqia njofton masat e reja, ja ultimatumi i Erdogan
Artikulli tjetërMenohet se përhapja e Covid-19 erdhi nga këto tre vende, ja dyshimet e forta