Rritja e frikshme e rasteve/ Turqia njofton masat e reja, ja ultimatumi i Erdogan

Turqia ka njoftuar masa të rrepta të reja për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), pasi raporti ditor i numrit të infeksioneve të reja në vend kohët e fundit tejkaloi 1.000 pacientë, raporton Anadolu Agency (AA).

Advertisements

“Në të gjitha provincat, nuk do të lejohet asnjë udhëtar në këmbë në transportin publik”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pas një takimi që zgjati mbi katër orë të Kabinetit në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Ai shtoi se edhe kafenetë dhe restorantet gjithashtu do t’u nënshtrohen inspektimeve më të rrepta.

Advertisements

Në lidhje me vitin e ri shkollor, Erdoğan tha: “Ne do të vazhdojmë arsimin me një sistem ku do të bëjmë edukim edhe ballë për ballë, edhe nga largësia, duke marrë parasysh kushtet e epidemisë”.

Ai gjithashtu tha se Turqia do të hapë shkolla, duke filluar me nxënës të nivelitparashkollore dhe të klasës së parë, sipas preferencës së familjeve individuale.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca, numri i të infektuarve me COVID-19 në Turqi është rritur në 281.509, me 1.703 raste më shumë gjatë 24 orëve të fundit.

Ai tha se 57 pacientë të tjerë humbën jetën, duke e çuar numrin e të vd ekurve në 6.730, ndërsa numri i të shëruarve arriti në 252.152.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk do e besoni sa është rritur ‘supermbesa’ e Berishës, heq dorë nga flokët e rruara për t’u dukur një…yll (FOTO)
Artikulli tjetër“Kush është pro*titutë? Erdhe me ulërima në zyrë”/ Pla s keq, ‘ArkivaShqip’ i fshin të gjitha këngët Albërije Hadërgjonajt pas prishjes së kontratës