Partizani ka menduar që në sezonin e ri të bëjë disa ndryshime në paraqitje, gjë e cila është lënë të kuptohet nga uniformat e reja të lojtarëve dhe stafit, por edhe nga komunikimet për publikun, të bëra nga faqja zyrtare e klubit. Ndryshimi ka ndodhur në stemën e klubit, që stampohet zakonisht në të majtë të uniformës. Nga ajo që vihet re duket që drejtuesit kanë vendosur që ta zbardhin stemën, duke larguar përfundimisht sfondin e verdhë, ngjyrë e cila në stemën e re është zëvendësuar nga e kuqja.
Advertisements
Ndërsa ylli me pesë cepa, në uniformën e re vjen me ngjyrë të bardhë, që më parë ishte i kuq. Ndërsa topi brenda yllit, nga i verdhë që ishte më parë, vjen me ngjyrë të kuqe. Për sa i përket këtij ndryshimi, akoma nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar nga klubi, kështu që mbetet për t’u parë nëse ky version është thjesht testues, apo kështu do të jetë stema e Partizanit që do të stampohet në fanellën e sezonit të ri. Ndryshime të tilla në stemë kanë ndodhur edhe në klube të njohura, siç është rasti i Juventusit që e bëri stemën e re me dy “JJ”.
Me këtë ndryshim mbase Partizani gradualisht ka menduar të shkojë drejt stemës së vjetër, ku ylli në fanellën e kuqe ka qenë i bardhë dhe brenda tij ka pasur të stampuar shkronjën “P”. Te stema e re është vetëm fjala Partizani duke hequr “FK”-në.
Advertisements
Sa u përket risive në stemë, nuk dihen arsyet që i kanë çuar drejtuesit drejt këtij vendimi. Përveç pamjes vizuale dhe rikthimit gradual te stema e vjetër, ky ndryshim mund të jetë edhe një lëvizje marketingu, duke bërë që dashamirësit e klubit të blejnë uniformën e re të skuadrës së zemrës.Panorama
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!