Me kostum të zi dhe këmishë, “ferrari” i kombëtares kuqezi i jep fund beqarisë, pamje nga dasma e Odise Roshit, ja bukuroshja që i ka ”rrëm byer” zemrën

E diela ishte dita e tij. Futbollisti i kombëtarës shqiptare, Odise Roshi, nuk ishte vetëm emri kryesor në konferencën e trajnerit Edy Reja. Ai gjithashtu ditën e djeshme ka patur ditën e tij të shënuar.

Advertisements

Odise Roshi i ka dhënë dje fund beqarisë, pasi është martuar. “Raketa” e Kombëtares ka zhvilluar një ceremoni të ngushtë ku kanë marrë pjesë miq të çiftit, familjarë e të afërm.

Vajza që i ka rrë mbyer zemrën është Silvi, dhe të dy kanë kohë që janë me njëri-tjetrin. Hija e dhëndrit i shkon pamasë Roshit, i cili zgjodhi të vishej me një kostum dhe këmishë të zezë.

Advertisements

Po ashtu, elegante shihet edhe nusja e futbollistit. Silvi ka zgjedhur një fustan të zezë me xixa. A do t’i sjellë fat të mirë martesa për të luajtur sot në ndeshjen e Kombëtares përballë Lituanisë? Mbetet për t’u parë secili do të jetë vendimi i Edy Rejas.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“10 miliardë euro për 4 vite”, Greqia pas krizës me Turqinë hedh një tjetër hap të rrezikshëm
Artikulli tjetërC’po ndodh? Rudina Hajdari deklaroi se do të bashkohej me “Nismën”, dy kundërshtarët e fortë të Bashës shfaqen të qeshur pranë këshilltares së Berishës (Foto)