Konflikti mes dy shteteve duket që nuk po gjen paqe, Greqia dhe Turqia janë përfshirë në një konflikt të egër, që mund të përfundojë në një përpla sje ushtarake.
Advertisements
Të dyja vendet vijojnë të kenë përplasje, pasi pretendojnë territor mbi burimet e hidrokarbureve në rajon. Turqia pretendon se janë shkelur interesat e saj, e nga ana tjetër Greqia ka marrë masat me armatim.
Pas krizës me Turqinë në Egjeun Lindor, qeveria greke ka njoftuar një program masiv armatimi. Qeveria e Mistotakis ka bërë gati 10 miliardë euro, për një program armatimi që do të zgjasë katër vite.
Advertisements
Programi në fjalë synon të rrisë kapacitetet e këmbësorisë, marinës dhe forcave ajrore.
Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë për shfrytëzimin e rezervave natyrore, vazhdojnë të përkeqësohen.
Greqia synon të blejë katër fregata të reja nga Franca, me qëllim balancimin e forcës ndaj Turqisë në Egje. Kjo e fundit ka investuar ndjeshëm vitet e fundit në marinë, duke rritur kapacitetet e saj në këtë drejtim kundrejt Greqisë.
Për javë të tëra, mes Greqisë dhe Turqisë ka tensione në rritje për pretendimet e tyre për disa zona në Mesdheun Lindor, ku mendohet se ka burime të naftës dhe gazit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!