“Kam gjithë familjen e sëmurë”, Angjelina Bregaj rrëfen dramën e 9 muajve pas tërmetit

E dhimbshme historia e Angjelina Bregaj, e cila ben apel per ndihme, pasi eshte harruar nga shteti, edhe pse banesa e saj, u kategorizua si e pabanueshme nga termeti. Prej 9 muajsh ajo jeton mes frikes se madhe dhe kerkon ndihme. 38f4744e-a837-4c72-a3cd-5cfdb681eb4a

Advertisements

Ish-nënkryetarja e bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, ishte në familjen Bregu në Lezhë, ku u njoh me historinë e dhimbshme të Angjelina Bregaj. Shtëpia e saj u kategorizua si e pabanueshme dhe prej 9 muajsh ajo kujdeset për bashkëshortin e saj me epilepsi dhe vajzën me sindromën Down në një kontenier i cili sa herë bie shi e fut gjithë ujin brënda. Banesa e saj dhe dy familjeve të tjera që jetojnë në të njëjtën ndërtesë, është klasifikuar e pabanueshme që duhet shembur e rindërtuar, por deri tani kanë shkuar 5-6 konisione por asnjë zgjidhje s’ka marrë.familja

Angjelina Bregaj: Unë jam Angjelina Bregaj. Shtëpinë, ma ka rrëzuar tërmeti. Jemi 3 familje në një rreth shtëpie. Shtëpinë e kanë vlersuar të pabanueshme dhe e kanë vlerësuar për rindërtim. Më kanë ardhur nja 5-6 komisione këtu dhe as edhe një përgjigje nuk më kanë dhënë veç do vijmë sot, do vijmë nesër edhe asnjë ardh këtu nuk më ka. Unë jam vetë i katërti. Kam burrin me sëmundjen e epilepsisë, kam vajzën me sindromën Down, jam vetë me migrenë e me spontiatrozë, një djalë kam shëndoshë prej të madhit Zot se ne të tërë jemi të sëmurë. Kam një plak 73 vjeç, ka jetuar tërë dimrin vetëm në gërmadhat. Unë sot jetoj në garsoniere (kontejner) . Ha, pi, rri se unë aty nuk mund të hyj. çfarë bie shi jashtë më bie në garsoniere brenda. Ma kanë pru demek për të fortë. Garsonieren (kontenjerin) e kam veç me fjet për verë brenda se për dimër nuk bën.d7fd980c-a278-47af-aa9d-141a95f05f9d

Advertisements

Në të njëjtën ndërtesë ka jetuar edhe familja e Vatë Bregut i cili thotë se në çadër kushtet janë të vështura, ndërsa në shtëpinë e rrënuar ka rrezik.

Vatë Bregaj: Jam kryefamiljari këtu. Shiheni vetë shëpinë se si është. Kanë ardh e kanë parë, s’ka ardh kush as do me dit gjë kush, pasha hajrin se tashi ne jena familjarë. I kanë pru këto dy çadra këtu po këto rrjedh sa rrjedh s’ësht me nejt gjithmonë në çadër as në atë hekurishten atje, atë llamarinën atje. Shtëpinë ma kanë nxjerr DS4, me e bë që nga themeli edhe hala tash sa muaj nuk ka ardh kush me pyet se ku rrin edhe ku jeton, pasha hajrin. Pra unë dua, vetë si plak unë e kam hangër kashtën e samarit, unë rri edhe atje në mal një plastmas, po kam hallin e kësaj vajzës së vogël edhe djalit me epilepsi, edhe them me vete edhe me e pas hasëm duhet me ndihmue.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Hapat provokues, s’do të shërbejnë si zgjidhje”, Erdogan lëshon një tjetër paralajmërim për kreun e KE-së
Artikulli tjetër“10 miliardë euro për 4 vite”, Greqia pas krizës me Turqinë hedh një tjetër hap të rrezikshëm