“Hapat provokues, s’do të shërbejnë si zgjidhje”, Erdogan lëshon një tjetër paralajmërim për kreun e KE-së

Tensionet mes dy shteteve vazhdojnë të jenë të larta, akoma nuk kemi një marrëveshje mes Greqisë dhe Turqisë. Thirrja m e fundit vjen nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Ky i fundit i ka kërkuar Bashkimit Europian, që të përmbushë detyrimet e saj në mënyrë të drejtë, për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në Mesdheun Lindor dhe Egje.

Advertisements

Në një bisedë telefonike me kreun e Këshillit Evropian, Erdogan e ka paralajmëruar lidhur me marrëdhëniet me Greqinë.Recep Tayyip Erdoğan i ka thënë Charles Michel, se fjalët dhe hapat provokues të politikanëve evropianë rreth çështjeve rajonale, nuk do të shërbejnë si zgjidhje.

Po kështu, Erdogan e ka paralajmëruar se qëndrimi i BE-së ndaj Mesdheut Lindor, do të jetë një test i sinqeritetit në drejtim të ligjit ndërkombëtar dhe paqes rajonale.

Advertisements

Presidenti turk ka apeluar ndaj institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare, të jenë “të drejta, të paanshme dhe të përgjegjshme ndaj të gjitha çështjeve rajonale”.

Greqia ka kontestuar eksplorimin energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Greqia dhe Turqia janë në një përplasje të fortë diplomatike, por edhe në terren për shkak të pretendimeve mbi Zonën Ekskluzive Ekonomike, përreth ishujve të kontestuar mes tyre.

Qeveria greke ka njoftuar një program masiv armatimi, pas krizës me Turqinë në Egjeun Lindor. Mediat greke njoftojnë se qeveria e Mistotakis ka bërë gati 10 miliard euro, për një program ar matimi që do të zgjasë katër vite.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Lëri llafet, a do e lëpish apo jo…”/ Habit deputeti shqiptar, me dy bërxolla në duar dhe një akullore, publikon videon e turpshme
Artikulli tjetër“Kam gjithë familjen e sëmurë”, Angjelina Bregaj rrëfen dramën e 9 muajve pas tërmetit