Michael Cohen flet në librin e ri për shpërthimet raci.ste të Trumpit dhe rolin në pagesat e Stormy Daniels!
Advertisements
Në librin e tij të kujtimeve, Michael Cohen pretendon se Donald Trump është fajtor “për të njëjtat kr.ime” që e çuan atë vetë në një bu.rg federal, duke dhënë detaje dërr.muese mbi rolin e pretenduar të presidentit amerikan në një ska.ndal parash të fshehura që dikur errësoi lidershipin e tij.
Juristi që shërbeu për Trumpin nga 2006 deri në 2018, pretendon se Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë vërejtje të shumta ra.ciste, sipas Washington Post, duke përfshirë edhe komentet se Barack Obama hyri në Universitetin Columbia dhe Shkollën e Drejtësisë të Harvardit vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës.
Advertisements
Trump kishte “urr.ejtje dhe për.buzje” për Obamën, thuhet në libër. Ai e filloi karrierën e tij politike duke promovuar teorinë e konspiracionit “të vendlindjes” që pretendonte në mënyrë të gab.uar se Obama nuk ka lindur në SHBA.
CNN raporton gjithashtu se libri i Cohen pretendon se para se të bëhej president “Trump punësoi një “Obama të rremë” për të marrë pjesë në një video në të cilën Trump“ e nëncmonte presidentin e parë me ngjyrë dhe më pas e pushonte nga puna”. Sipas Post, Cohen pretendon se presidenti amerikan ka “mendim të keq për të gjithë personat me ngjyrë”.
“Më thuaj një vend të drejtuar nga një person i zi që nuk është një vri.më mi.u. Ata janë të gjithë ca tualete të nd.yra”, pretendon Cohen. Madje supozohet se ka pasur fyerje edhe për Mandelën, për të cilin thoshte se nuk ishte një lider i vërtetë dhe se ngatërroi të gjithë vendin e tij.Megjithatë, kriza më e madhe që Cohen përmend gjatë kohës kur punoi me Trumpin ishte ajo e aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels dhe pretendimeve të saj për një lidhje jashtëmartesore me Trump. Ky i fundit, edhe pse më vonë i hodhi poshtë pretendimet, iI dha dritën jeshile pagesës së heshtur të 130 mijë dollarëve për Daniels përpara zgjedhjeve 2016, pohon Cohen, duke arsyetuar se “do t’i duhej t`i paguante të shoqes edhe më shumë nëse lidhja bëhej publike”.
Juristi pretendon se Trump i ka thënë: “Unë nuk paguaj kurrë për këto gjëra, por shumë, shumë miq më kanë këshilluar të paguaj. Po doli fjala, nuk e di sesi do ta marrin mbështetësit e mi, por vë bast se ata do të mendojnë se është mirë që kam fjetur me një yll po rnoje.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!