“Pas marrëveshjes se Kosova do të hyjë në programin e SHBA-së për heqjen e vizave”/ Grenell mohon deklaratën e Selimit: NUK ËSHTË E VËRTETË

Ndërkohë Grenell në një postim që ka bërë ditën e sotme në rrjetet sociale ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
SHBA- Ish- i dërguari i SHBA-së për bisedimet Kosovë -Serbi,Richard Grenell, ka hedhur poshtë deklaratën e Ministritë të drejtësë të Kosovës Selim Selimi, i cili ditën e djeshme deklaroi se Kosova do të hyjë shumë shpejtë në programin “Visa Waiver Program” për heqjen e vizave me Amerikën.

Advertisements

“Neve na u zotuan që do të hymë shumë shpejtë në ‘Visa Waiver Program’, në programin e heqjes së vizave për Amerikë, si dy shtete”, ka thënë Selimi.

Ndërkohë Grenell në një postim që ka bërë ditën e sotme në rrjetet sociale ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Advertisements

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe presidenti I Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkon në 198 numri i të shtruarve me Covid
Artikulli tjetërShifrat e fundit: Qindra të infektuar dhe 6 humbje jete nga Covid-19, mes tyre një infermier