E shtuna ka sjellë rritje të numrit të të shtruarve në dy spitalet Covid në kryeqytet. Që prej fillimit të pandemisë, sot është regjistruar numër rekord të shtruarish, 198 pacientë që po marrin trajtim mjekësor për shkak të koronavirusit.
Advertisements
Sipas burimeve zyrtare, 12 pacientë po marrin terapi intensive në reanimacion, ndërsa 4 të tjerë janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
Në dy spitalet Covid, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetra qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!