Mjekja shqiptare në Itali mposht COVID-in pas 46 ditëve:/ Pavarësisht çdo dhi.mbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore unë ia dola

Mjekja shqiptare Romina Selenica që punon në Itali së fundmi ka bërë të ditur se ka qenë e infektuar me Covid-19 prej 46 ditësh. Sot është dita e saj e parë e punës, pas ditëve të vështira në luftë me koronavirusin.

Advertisements

Në një postim në profilin e saj në Facebook ajo shprehet se pavarësisht dhimbjeve ia doli të rikthehet në punë dhe pranë njerëzve të saj të dashur.

“Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qenë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19. Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore UNË JA DOLA, t’i kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën!

Advertisements

Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt , Dr. Romina Selenica”, shkruan ajo.

Bluzat e bardha janë personat më të rrezikuar duke qenë në vijën e parë në luftë me këtë virus të padukshëm që po sjell vdekjen e shumë njerëzve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqia, ultimatum Turqisë: Hiq anijet nga Egjeu Lindor, ndryshe BE do vendos sanksionet
Artikulli tjetërLajmi mirë/ 94 qytetarë fitojnë betejën me Covid në 24 orët e fundit