Ai është shprehur se nëse shteti turk nuk vepron BE e ka gati listën e sanksioneve dhe mund të futet në veprim në çdo moment.
GREQI-Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, në një intervistë që ka dhënë për mediat greke, i ka kërkuar ekzekutivit turk që të largojë urgjentisht anijet nga zona e kontestuar detare mes dy shteteve në Egjeun Lindor.
Advertisements
Ai është shprehur se nëse shteti turk nuk vepron BE e ka gati listën e sanksioneve dhe mund të futet në veprim në çdo moment. Po ashtu zëdhënësi i qeverisë greke kritikoi në një farë mënyre ka kritikuar edhe shefin e NATO-s, Stoltenberg duke i thënë që të mbajë pozicionin e tij dhe mos t’i shtrijë negociatat mes Greqisë dhe Turqisë përtej atyre teknike.
“E vetmja gjë që neve na duhet të merremi vesh me turqit është delemitimi i detit”, u shpreh Petsas.
Advertisements
Petsas tha gjithashtu se Turqia duhet të heqë anijet nga zona e kontestuar detare më herët se sa data 24-25 shtator, kur edhe sipas tij BE mund të miratojë sanksionet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!