Drejtonte mjetin i de hur dhe tentoi të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet 52-vjeçari

Nga kontrollet policore me karakter parandalues të dedikuara, kryesisht për shpejtësinë mbi normat e lejuara, drejtimin e mjeteve nën efektin e alko olit apo shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore, në oret e para të datës, 05.09.2020, në rrugën “Siri Kodra”, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi me iniciale A. H, 52 vjeç.

Advertisements

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit policor nga rrugoret e kryeqytetit, u verifikua se drejtonte automjetin nën efektin e alk.oolit, në masën testi i parë 0.31 mg/l, testi i dytë 0.39 mg/l.

Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ky shtetas u ka ofruar agjentëve verifikues një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar, në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Advertisements

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital cdo shkelje të Kodit Rrugor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Tani, ndjenja e golit nuk është njësoj”: Balaj kërkon të festojë në stadiumin e ri
Artikulli tjetërShk.aku pandemia/ Amerikanët hanë më pak mish