53 kg mar.ijuanë në formë çokollate brenda bombolave të gazit, Policia kap të riun nga Kavaja që i shiti dr.ogën italianit

Ky i fundit, i identifikuar si Cristino Trapani, u kap disa ditë më parë në doganën e Murriqanit, pasi në kontrollin e vijës së dytë u pikas që brenda bombulës së gazit kishte dr.ogë.

Advertisements

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka pr.angosur një 36-vjeçar me iniciale E.L., i cili dyshohet se i ka shitur 53 kilogramë ka.nabis të presuar në formë çokollate një shtetasi italian. Ky i fundit, i identifikuar si Cristino Trapani, u kap disa ditë më parë në doganën e Murriqanit, pasi në kontrollin e vijës së dytë u pikas që brenda bombulës së gazit kishte dr.ogë. Përballë efektivëve, italiani në deklaratën e tij në polici ka theksuar se nuk kishte dijeni për dr.ogën që i është gjetur në automjet. Megjithatë pritet që me hetimet të zbardhet e gjithë ngjarja.

NJOFTIMI I PLOTË:

Advertisements

Shkodër

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për trafikim ndërkombëtar të 53 kilogramë lëndë na.rkotike mari.juanë në formë çokollate.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pr.anga shitësi i lëndës nar.kotike, shtetasit italian i cili u arr.estua 5 ditë më parë në pikën e kalimit kufitar Muriqan Shkodër në te.ntativë për të tra.fikuar drejt Italisë lëndën nar.kotike.

Në vijim të punës për dokumentimin ligjor të ten.tativës për tra.fikim të 53 kg lëndë na.rkotike në drejtim të Italisë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Nar.kotikëve në DVP Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarjeje.

Pas një pune të mirëorganizuar, Specialistët për Hetimin e Na.rkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas i kishte shitur lëndën nar.kotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta tra.fikonte në drejtim të Italisë, i cili u arr.estua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Tra.fikimi i nark.otikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në ten.tativë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPublikohet letra e rallë në shqip me shkrim dore e Nënë Terezës: Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni
Artikulli tjetërKjo është Nina! Stërgjyshja bëhet “hit” në Bjellorusi, nuk pyet për COVID por pr.oteston kundër Lukashenkos