Edhe pse doli në pension, me shpërthimin e pandemisë ajo vijoi të punonte në spitalin e Shkodrës
Advertisements
SHKODËR- Një ditë pas ndarjes nga jeta të kirurges Zyliha Kraja, e cila humbi betejën me COVI-19, mjekët e spitalit të Shkodrës kanë bërë homazhe për kolegen e tyre. Mjeku Shpëtim Ymeri, në një deklaratë për mediat nga spitali, tha se për gati një muaj, përpjekjet e tyre ishin të pamjaftueshme për të shpëtuar Krajën.
“Mendoja dhe besoj se do të shtrëngoja dorën siç bëja gjatë këtyre ditëve që ishe e shtruar në spital, të thosha ia hodhe mikja ime dhe të vazhdonim sërish punën. Jeta është e tillë. Ne nuk mundëm të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve tona maksimale prej rreth një muaj. Është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët,”- tha mjeku Ymeri.
Advertisements
Mjekja vdiq dje pasdite në moshën 80-vjeçare, pasi humbi betejën me COVID-19. Para infektimit, gjendja e saj ishte e mirë, por COVID-19 ia pamundësoi vazhdimin e jetës. Ajo njihet si një kirurge e vjetër në Shkodër, e cila iu ka kaluar eksperiencën e saj, dhjetra mjekëve dhe infermierëve. Edhe pse doli në pension, me shpërthimin e pandemisë ajo vijoi të punonte në spitalin e Shkodrës. Kraja është gruaja e dramaturgut Fadil Kraja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!