Shqipëria ka arritur ta mposhtë Bjellorusinë me rezultatin final në 0:2 në kuadër të Ligës së Kombëve.
Advertisements
Djelmoshat e Reja treguan qendrueshmëri dhe forcë në këtë takim, ku edhe shënuan dy gola të bukur.
I pari ishte Cikalleshi që ngriti eperërsinë e “shqiponjave”, ndërkaq takimin e vulosi Bare, shkruan IndeksOnline
Advertisements
Kështu, pas ndeshjes foli edhe autori i golit të parë, madje të një super-gol, Sokol Cikalleshi, ai tha se situata me fizikun e tyre nuk ishte e mirë në këtë ndeshje, por që ia dolën.
“Pas një rikthimi shumë të gjatë nga situata e Koronës, ka qenë e vështirë kjo ndeshje. Situata jonë fizike nuk ishte në nivelin e duhur. Jam shumë i lumtur që i hapa rrugën fitores ekipit. Ky ishte kundërshtari ynë më i vështirë për vendin e parë. Kemi bërë gjysmën e punës me këtë fitim. E kishim këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Ndeshja e parë i jep moral ekipit, na bën të fokusohemi. Ishte kundërshtari për t’u mundur. Me ekipet e dobëta kemi hasur vështirësi. Uroj që pas 3 ditësh të bëjmë përsëri fitore” tha fillimisht ai.
“Çdo prurje e re është në të mirë të Kombëtares. Në momentin kur rritet konkurrenca, të gjithë japin maksimumin. Uroj që të bëjnë hapat e duhura dhe ta ndihmojnë Kombëtaren. Kombëtarja nuk është e askujt. Me Manajn kemi bërë mjaft mirë. Në këtë modul të ri e kemi gjetur njëri tjetrin dhe unë kam arritur të shënoj. Kjo është gjysma puna. Gjysmën tjetër do e kemi mbas 3 ditësh. Historia tregon se kemi pasur vështirësi me ekipe si Andorra. Lituania është diçka më mirë. Të gjithë ata që do të jenë në fushë, do të jenë luanë dhe do të japin më të mirën”, u shpreh Cikalleshi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!