Athina vijon të mbetet e vendosur në qëndrimin e saj ndaj Turqisë dhe kërkesës për dialog. Ajo ka mohuar sërish deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se Greqia dhe Turqia kishin rënë dakord për “bisedime teknike” për të shmangur përplasjet ushtarake në rajon. Ky veprim, thonë analistët ul shpresat për zbutjen e tensionit në Mesdheun Lindor. Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas tha se njoftimi i shefit të NATO-s nuk korrespondonte me realitetin.
Advertisements
Ai tha se një seri kushtesh duhet të plotësohen, përpara se Athina të fillojë të marrë parasysh bisedimet me Ankaranë. Greqia, tha Petsas, nuk do të terrorizohet ose kërcënohet dhe i bën thirrje Turqisë të tërheqë të gjitha anijet. Turqia hedh poshtë pretendimet dhe beson se ka të drejtë të eksplorojë fundin e Mesdheut Lindor të pasur me naftë dhe minerale, pas një marrëveshjeje të fundit detare që ajo pati me Libinë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!