U hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”/ Zbardhet biseda telefonike e vi.ktimës me fqinjin: Po ta dija se çfarë bëhet këtu, nuk do të…

Zbardhet dëshmia tronditëse që tregon për gjendjen e rënduar psikologjike të pacientit 65-vjeçar, Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga dritarja e katit të katërt në spitalin “Covid 2”.

Advertisements

Viktima, vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë një telefonatë me fqinjin e tij.

Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes ryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur.

Advertisements

Gjatë bisedës shprehet i tro.nditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Vi.ktima mësohet se e kreu aktin e rëndë mbrëmjen e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëh.odh.

Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar. Ky është rasti i dytë kur një pacient me Covid i shtruar në Sanatorium i jep fund jetës. /BW/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGruaja shtatzënë pra.ngoset para fëmijëve për postimin kundër masave anti-Covid në Australi (video)
Artikulli tjetërI fut në hundë dhe në gojë të njëjtin tampon! Publikohet videoja që po sh.okon njerëzit në rrjetet sociale, qytetari nuk ankohet