E ardhmja e Lionel Mesit është e vështirë të mendohet larg Barcelonës. “Sphera Sports” raporton së fundmi se superylli i futbollit ka përgatitur një deklaratë për shtyp ku do të konfirmojë qëndrimin në “Kamp Nou” deri në vitin 2021.
mesi
Ky lajm është shpërndarë nga mediat e huaja në mbarë botën.
Advertisements
Kërkesat e mëdha financiare të 6-herë fituesit të “Topit të Artë” duket se janë shumë të kushtueshme edhe për një klub me financa të fuqishme si Mançester Siti, i cili ka tentuar gjatë muajve të fundit ta bindë “Pleshtin” të vijë në “Etihad Stadium”.
Ditën e djeshme, mediat iberike raportuan se Mesi mund të ketë vendosur të qëndrojë te klubi i zemrës deri në vitin 2021, kur dhe i skadon kontrata me Barçën.
Advertisements
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!