Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka shkuar sot në zyrë Presidentit Meta për të propozuar datën e zgjedhjeve të 2021.
Advertisements
Monika Kryemadhi ka mbërritur në ambientet e Presidencës ku do të zhvillojë një
Ajo që ra në sy në hyrjen e Kryemadhit në Presidencë është porta që ajo zgjodhi të futej në ambientet e këtij institucioni, ku Kryetarja e LSI-së zgjodhi të hynte nga porta që ndodhet në pjesën e pasme të Presidencës. Ky është takimi i parë zyrtar që Meta në rolin e presidentit takon bashkëshorten e tij Kryemadhi si kryetare e LSI-së.
Advertisements
Kujtojmë se sot në Presidencë po zhvillohen diskutime për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare teksa opozita ka propozuar si datë të përbashkët për zhvillimin e tyre, 18 prillin.
Nga ana tjetër, Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se është i gatshëm që zgjedhjet të mbahen në çfarë datë që të dëshirojnë përveç datës 2 maj që janë Pashkët ortodokse.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!