Nga t’ia mbaj më, nga të mb ytem!?/ Qytetari me aftësi të kufizuara 9 muaj në “qiell të hapur”, kërkon rindërtimin e shtëpisë: Jam me borxhe deri në fyt

SHIJAK- Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar la në “qiell të hapur” mijëra familje shqiptare. Tashmë kanë kaluar mbi 9 muaj dhe qeveria shqiptare ende nuk u ka ndërtuar banorëve banesat e reja, edhe pse premtimi është bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama.

Advertisements

Së fundmi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ishte në Shijak ku u ndal tek banesa e rrënuar nga tërmeti e Rasim Shahinit. Ky i fundit tregoi se prej 9 muajsh jeton në karrocë në kushte shumë të vështira nga mungesa e një banese. Ai rrëfen më tej se autoritetet nuk i kanë ardhur ende për t’i shembur banesën. Madje Shahini tregon se ka arrogancë nga përfaqësuesit e njësisë administrative, të cilët i kanë thënë se banesa e tij do të shembet e fundit. Shahini shprehet më tej se gruaja dhe motra e tij kanë probleme të rënda shëndetësore dhe një dimër i dytë jashtë do të shkaktonte pasoja serioze për shëndetin e tyre.

“Unë jam Rasim Shahini nga fshati Shahin i Shijakut. Unë banesën më ka dalë DS4 për t’u prishur. Administratori i Komunës Hardhisht, Xhemali, nuk vjen me na prish shtëpinë, edhe thotë që: “Shtëpinë tënde do ta prish thotë i fundit… do ta bëj shtëpinë tënde.” Me inat! Unë e kam nënën 86 vjeçe, kam motren, e kam të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, marr 300-400 mijë lekë ilace, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi. Kur vjen puna për të bërë shtëpinë, thotë: “Shtëpia jote do rrijë e fundit, unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë. Nënën 86 vjeçe, vetë paraplegjik, nuk i bëhet shtëpia. Unë po lahem jashtë… me karrocë jashtë. Hajde verifikojeni, kush të dojë të vijë ta verifikojë. Banja ime është prishur, kur vjen dimri, unë skam nga t’ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot. Administratori të vijë sa më shpejt në shtëpinë time, të vijë ta shembë, ta bëjë… Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t’ia mbaj më, nga të mbytëm? S’kam ku me shku! Vëre dorën në zemër për mua!”, shprehet ai.

Advertisements

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe banorët e Thumanës dhe ata të Manzës, që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ky është një realitet krejt ndryshe, nga ai që paraqet kryeministri Edi Rama në videot që poston në rrjetet sociale. Javët e fundit, kreu i qeverisë ka shkuar në çdo banesë të rindërtuar dhe u dorëzon çelësat banorëve. Ai premton se çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti do të rindërtohet. Por, kanë kaluar shumë muaj edhe qindra familje po i kalojnë netët në qiell të hapur. Të gjithë i kanë sytë nga qeveria.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNATO bën lëvizjen urgjente, Turqia dhe Greqia marrin vendimin e menjëhershëm
Artikulli tjetërE rëndë në Patos, 64 vjeçari v ar veten në kasollen pranë shtëpisë