Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Ministri serb: Vuçiç ka përpara letrën për njohjen e Kosovës

Pak pas arritjes në Shtëpinë e Bardhë, mediat serbe shkruajnë se presidentit serb i është vendosur në tavolinë njohja e Kosovës. Mediat serbe kanë shkruar se Vuçiç tashmë ka para vetes letrën për njohjen e Kosovës.

Advertisements

SHBA– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë pasditen e kësaj të enjteje ku janë pritur nga i dërguari i Trump, Richard Grenell.

Para nisjes së takimit Hoti deklaroi se është optimist bazuar nga takimet që ka zhvilluar deri tani në SHBA, ndërkohë që presidenti serb e pranoi se se do të jetë një takim i vështirë, por tha se Serbia nuk do të dorëzohet.

Advertisements

Pak pas arritjes në Shtëpinë e Bardhë, mediat serbe shkruajnë se presidentit serb i është vendosur në tavolinë njohja e Kosovës. Mediat serbe kanë shkruar se Vuçiç tashmë ka para vetes letrën për njohjen e Kosovës.

Ministri serb i Financave , Siniša Mali, deklaroi se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiç.

“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që kur filluan negociatat me Prishtinën. Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptojnë njohje reciproke.“- ka thënë Mali para gazetarëve, duke shtuar se kishte shumë pak tema ekonomike.

Takimi ishte planifikuar për në 2 Shtator dhe më pas u shty për dy ditë. Axhenda për takimin që do të zhvillohet ditën e nsërme nuk është zbuluar, por të gjitha palët kanë konfirmuar se ato do të përfshijnë çështje të bashkëpunimit ekonomik. Po ashtu, më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakErdogan zbut tonet: Gati për t’u ulur me grekët
Artikulli tjetërShqiptarja nga Kosova që u bë ‘oficere e lartë e ushtrisë amerikane’