Lionel Mesi po mendon të qëndrojë te Barcelona të paktën dhe për një sezon.
Advertisements
Menaxheri dhe babai i tij Horge Mesi pas takimit me presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu, përveçse tha se takimi kokë më kokë shkoi “shumë mirë”, iu përgjigj pozitivisht pyetjes nëse beniamini i Barcelonës do të qëndrojë deri në përfundim të kontratës (verë 2021) dhe ai theksoi: “Po”.
E ardhmja e yllit të futbollit po ndërlikohet me kalimin e ditëve. Për herë të parë gjatë karrierës, ai kërkoi të largohej nga Barcelona pas dështimit të sezonit.
Advertisements
Në rast se palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, çështja do të kalojë në duart e një gjykate.
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!