Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e Lungomares 2 në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas kryeministrit kjo është një tjetër hapësirë publike fantastike, ku do të ketë plazhe me 5 yje, pishina olimpike dhe për fëmijë dhe një shëtitore që lidh Skelën me Ujin e Ftohtë.
Advertisements
Por teksa pa nga afër këto punime, kryeministrit Rama i tërhoqën vëmendjen disa ndërtime, për të cilat pyeti nëse do të prishen apo do të integrohen. Pasi mori përgjigjen se do të prishen, ai reagoi në këtë mënyrë: “hajde shishqebap hajde…”
Biseda e Ramës me Dritan Lelin
Advertisements
Edi Rama: Sipërfaqja këtu e krijuar është pafrikë dyfish e gjysmë…ajo ishte sikur futeshe në ndonjë xhep fallco.
Dritan Leli: Është një nga investimet më të bukura që janë bërë në bregdet. Me Lungomaren sikur u mësuam, kurse ky tjetri ka një standard të lartë edhe punimesh edhe projektimi dhe mënyra si po zbatohet është vërtet impresionuese.
Edi Rama: Këto do integrohen.
Dritan Leli: Këto do prishen.
Edi Rama: Shikoje tani, hajde shishqebap hajde…popopo
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!