Studimi: Steroidet zvogëlojnë rrezikun e vd ekjes nga koronavirusi tek pacientët e sëmurë rëndë

Përdorimi i steroideve të lira në trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19 është zbuluar se zvogëlon rrezikun e vdekjes në 20 përqind, sipas një studimi të ri.

Advertisements

Analiza përfshiu shtatë prova klinike, të cilat u përqëndruan në tri lloje të ndryshme të kortikosteroideve anti-inflamatore. Studimi u krye nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Pas publikimit të të dhënave, organizata botërore publikoi udhëzime të reja në të cilat rekomandoi përdorimin e kortikosteroideve si trajtim standard për pacientët me Covid-19 “në gjendje të rëndë e kritike”.

Advertisements

Studimi, i analizuar nga Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore (NIHR) në Universitetin e Bristolit shqyrtoi vdekshmërinë e një pacienti për një periudhë 28-ditore pas trajtimit.

Nga kjo zbuluan se trajtimi me një nga tri llojet e kortikosteroideve çoi në një ulje me vlerë prej 20 përqind të rrezikut të vdekjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLuana Vjollca nuk njeh limite, në ditëlindjen e 29-të në kopertinën e revistës së njohur amerikane
Artikulli tjetërRriten frikshëm rastet e reja Covid në Itali! Regjistrohen 1326 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orë